IKSHPK këshillon qytetarët si të mbrohen nga temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes nga temperaturat e larta. IKSHPK ka thënë se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të…

Lajme

17/06/2024 13:51

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

IKSHPK ka thënë se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

“Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;
Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelta;
Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë 🥛ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale.”, janë vetëm disa nga këshillat e IKSHPK-së.
Postimi i plotë: