IKShPK jep detajet e fundit, uji nga Badocit vazhdon të mos jetë i pijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se janë duke vazhduar përcjelljen dhe monitorimin e ujit në kuadër të Liqeni të Badocit. Pavarësisht se është vërejtur ulje e vlerave të manganit në këtë ujë, nga IKSHPK është theksuar se uji vazhdon të mos jetë në vlerën e duhur për përdorim të pijes. Kësisoj…

Lajme

14/10/2024 10:22

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se janë duke vazhduar përcjelljen dhe monitorimin e ujit në kuadër të Liqeni të Badocit.

Pavarësisht se është vërejtur ulje e vlerave të manganit në këtë ujë, nga IKSHPK është theksuar se uji vazhdon të mos jetë në vlerën e duhur për përdorim të pijes.

Kësisoj nga IKSHPk u tha se po vazhdojnë të monitorojnë ujin edhe gjatë ditëve në vijim, transmeton lajmi.net.

Ndryshe nga KRU-Prishtina po vazhdon shpërndarja e ujit nëpër lagje të shumta të kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Përditësim i informacionit rreth Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit

Prishtinë, 14.10. 2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.

Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

IKSHPK thekson se ndotja e ujit me Mangan është ndotje kimike dhe se me vlimin e ujit, Mangani nuk eliminohet, siç duhet të veprohet te rastet me ndotje bakteriologjike të ujit. Prandaj, për momentin është i pa përdorshëm për pije.

Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdushëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.

Bashkëngjitur harta e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit./Lajmi.net/