Ikonat e shprehjeve tani edhe në versionin ‘afro’

Ky debat filloi në një artikull të gazetarit të MTV-së, Joey Parker, i cili tha se duhet të ekzistojnë edhe ikona të zeza sikur që ekzistojnë të verdhë dhe të bardhë që përdoren për mesazhe nga Apple, Google dhe Microsoft. Parker kontaktoi CEO-në e Apple Tim Cook për këtë çështje, ku ai më pas morri…

Auto & Tek

29/03/2014 14:28

Ky debat filloi në një artikull të gazetarit të MTV-së, Joey Parker, i cili tha se duhet të ekzistojnë edhe ikona të zeza sikur që ekzistojnë të verdhë dhe të bardhë që përdoren për mesazhe nga Apple, Google dhe Microsoft.

Parker kontaktoi CEO-në e Apple Tim Cook për këtë çështje, ku ai më pas morri një përgjigjje për këtë.

Përgjigjja nuk ishte nga Tim por nga Katie Cotton, menaxhere e komunikimit në mbarë botën për Apple.

Ajo i tha Parker-it:

“Tim më dërgoi mesazhin tënd dhe unë pajtohem plotësisht me ty. Karakteret tona të ikonave për shprehjen e emocioneve janë të bazuara në standardin Unicode, i cili është i nevojshëm për to që të shfaqen në të gjitha platformat. Duhet të ketë më shumë diversitet në karakterin e ikonave dhe ne kemi qenë duke punuar ngushtë me Konsorciumin Unicode në përpjekje për të rinovuar standardin”.

Ju mund ti shihni listën e ikonave për shprehjen e emocioneve Unicode këtu. Vetëm dy prej tyre duken jo-kaukazian. Lista është shikuar më pas nga Konsorciumi Unicode për të siguruar konsistencë dhe ndërveprueshmëri midis paisjeve mobile.

Në lajm thuhet: “Prej më shumë se 800 ikonave, vetëm dy ngjanin në njerëzit me ngjyrë dhe një tjetër dukej paska më aziatik. Kur bëhet fjalë për ikonat e verdha të cilat janë të shumta, shihet se ka një mungesë tronditëse në përfaqësimin e minoriteteve”.

Apple thotë se kjo është njëra ndër prioritetet e saj, sepse qysh moti ka menduar të përfshijë ikonat me ngjyrë të zezë për t’i përfaqësuar njerëzit me ngjyrë të zezë.

Oju Africa, një ndarje e prodhuesit afrikan të mobilave Mi-Fone, ka nisur lansimin e një varg ikonash të zinjë për emocione. Oju përkthehet si “fytyrë” në gjuhën Joruba të Nigerisë. Ato janë projektuar për Android, por do të dalin edhe për iOS.