Ikona e New York Knicks del pozitiv në koronavirus

Legjenda e New York Knicks dhe trajneri aktual i Georgetown, Patrick Ewing, ka dalë pozitiv në koronavirus.

Sport

23/05/2020 07:54

Ikona e basketbollit ka konfirmuar vetë se është prekur nga pandemia COVID-19.

“Ky virus është serioz dhe nuk duhet të merret lehtë. Unë dua të inkurajoj të gjithë që të qëndrojnë të sigurt dhe të kujdesen për veten e tyre dhe të dashurit tuaj”, ka shkruar 57 vjeçari në Twitter, përcjell lajmi.net.

Erwing i cili fitoi një kampionat në NCCA në vitin 1984 si një lojtar i Georgetown, tha se dëshironte të falënderonte punonjësit e kujdesit shëndetësor, dhe të gjithë ata që janë duke punuar në këtë linjë.

“Do të jem mirë dhe do të kapërcejmë këtë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/