Ikën nga kontrolli policor, tre persona braktisin veturën pas aksidentit në Gjakovë
Tre persona janë arratisur pasi vetura me të cilën po udhëtonin nuk është ndaluar nga policia në fshatin Prush të Gjakovës. Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 23:55. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësia policore kishte ndaluar një veturë Golf 7, në të cilën ndodheshin tre persona meshkuj. Vetura drejtohej nga…
Lajme
Tre persona janë arratisur pasi vetura me të cilën po udhëtonin nuk është ndaluar nga policia në fshatin Prush të Gjakovës.
Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 23:55.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësia policore kishte ndaluar një veturë Golf 7, në të cilën ndodheshin tre persona meshkuj. Vetura drejtohej nga një shtetas i huaj, i cili kishte edhe dy pasagjerë.
Në momentin kur të dyshuarit kanë kuptuar se do t’u kontrollohej vetura, vozitësi është larguar me shpejtësi nga vendi i ndalimit, ndërsa dokumentacioni dhe telefoni i të dyshuarve kanë mbetur te njësia policore.
“Policia ka arritur të identifikoj lokacionin e veturës ku është verifikuar se të njëjtit kanë shkaktuar edhe vet aksident gjatë ikjes”, thuhet në raport.
Vetura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë në arrati.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. /Lajmi.net/