IKD vlerëson procesin e zgjedhjes së anëtares së re të KPK-së si transparent dhe në përputhje me ligjin
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së anëtares së re të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke vlerësuar se ky proces u zhvillua në mënyrë të hapur, transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas IKD-së, procedura për përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së u bazua në Ligjin…
Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së anëtares së re të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke vlerësuar se ky proces u zhvillua në mënyrë të hapur, transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas IKD-së, procedura për përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së u bazua në Ligjin Nr. 06/L-056 për KPK, Ligjin Nr. 08/L-249 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit KPK, si dhe Rregulloren Nr. 05/2025 për Zgjedhjen e Anëtarit. Ky proces kishte për qëllim përfaqësim të balancuar gjinor dhe respektim të parimit të barazisë në përfaqësim institucional, transmeton lajmi.net.
Pas përfundimit të procesit, Elza Bajrami-Kastrati është zgjedhur anëtare e re e KPK-së. Mandati i saj do të fillojë në janar 2026, pas miratimit të raportit përfundimtar të Komisionit Zgjedhor dhe certifikimit të rezultateve të votimit nga Këshilli Prokurorial.
Në përbërje të re, KPK-ja do të ketë shtatë anëtarë, duke përfshirë një anëtar të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, dhe pritet të përforcojë integritetin institucional, transparencën dhe efikasitetin e sistemit prokurorial.
IKD nënvizon se procesi i zgjedhjes së Bajrami-Kastrati respektoi standardet e transparencës dhe profesionalizmit dhe apelon që këto të njëjtat standarde të ndiqen në proceset e ardhshme të përzgjedhjes së anëtarëve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.
Komunikata e plotë:
IKD: Procesi i zgjedhjes së anëtares së re të KPK-së u zhvillua në mënyrë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi
Prishtinë, 1 nëntor, 2025 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së anëtares së re të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili është zhvilluar në mënyrë të hapur, transparente dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi.
Procesi i zgjedhjes është zhvilluar në bazë të Ligjit Nr. 06/L-056 për KPK, Ligjit Nr. 08/L-249 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit KPK si dhe Rregulloren Nr. 05/2025 për Zgjedhjen e Anëtarit, i cili ka paraparë që KPK të përbëhet nga shtatë (7) anëtarë.
Në përputhje me këto dispozita, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur konkursin publik për pozitën e anëtares së re nga radhët e gjinisë femërore, duke synuar përfaqësim të balancuar gjinor dhe respektim të parimit të barazisë në përfaqësim institucional.
Procesi bazuar në Rregulloren Nr. 05/2025 për Zgjedhjen e Anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila përcakton qartë procedurat, afatet dhe kriteret e përzgjedhjes.
Procedura ka filluar me kohë dhe është zhvilluar ashtu siç e përcakton kjo rregullore, duke garantuar pjesëmarrje të barabartë dhe konkurrencë ndërmjet kandidateve nga prokuroritë themelore.
Pas përfundimit të procesit, znj. Elza Bajrami-Kastrati është zgjedhur anëtare e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Sipas Ligjit Nr. 08/L-249 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, mandati i znj. Bajrami-Kastrati do të fillojë në muajin janar 2026, pas miratimit të raportit përfundimtar të Komisionit Zgjedhor nga Këshillit Prokurorial i Kosovës i cili do të certifikojë rezultatet e votimit dhe do të përmbyllë zyrtarisht procesin e zgjedhjes.
Në muajin janar 2026, Këshilli Prokurorial i Kosovës pritet të fillojë funksionimin e tij në përbërje të re me shtatë (7) anëtarë, njërin që duhet të e zgjedh Kuvendi i Republikës së Kosovës siç parashihet në Ligjin Nr. 08/L-249 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të KPK, duke shënuar një fazë të re në forcimin e integritetit institucional dhe efikasitetit të sistemit prokurorial.
Bajrami-Kastrati duhet të shërbejë në këtë detyrë duke përfaqësuar të gjitha prokuroritë themelore të vendit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional, avancimit të transparencës dhe ndërtimit të një sistemi prokurorial të mirëfilltë, të pavarur dhe efikas.
IKD vlerëson se ky proces është zhvilluar duke respektuar transparencën dhe profesionalizmin në përzgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë, dhe inkurajon që të njëjtat standarde të ndiqen në të gjitha proceset e ardhshme të përzgjedhjeve në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës./lajmi.net/