IKD nesër mban konferencë për media lidhur me bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të shtunën, më 19 prill 2025, nga ora 10:00 deri në 10:30, në zyrat e IKD-së, në rrugën “Ilaz Agushi”, nr. 146, në Prishtinë. Gjatë kësaj konference, IKD do të prezantojë gjetjet dhe vlerësimet e tij lidhur me ecurinë…

Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të shtunën, më 19 prill 2025, nga ora 10:00 deri në 10:30, në zyrat e IKD-së, në rrugën “Ilaz Agushi”, nr. 146, në Prishtinë.
Gjatë kësaj konference, IKD do të prezantojë gjetjet dhe vlerësimet e tij lidhur me ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur më 15 prill. Po ashtu, do të ofrohet një pasqyrë mbi rrugën që duhet ndjekur në vazhdimin e kësaj seance më 19 prill.
“Gjatë kësaj konference do të prezantohen gjetjet e IKD-së lidhur me ecurinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të thirrur më 15 prill dhe rrugën që duhet ndjekur në vazhdimin e kësaj seance me 19 prill 2025”, thuhet në njoftimin e IKD-së.
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës është thirrur në seancë konstituive më 15 prill 2025, me qëllim që të nisë legjislaturën e re përmes verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj. Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë në pozita qeveritare dhe që janë zgjedhur deputetë nuk dhanë dorëheqje nga pozitat në Ekzekutiv derisa ky hap u kundërshtua nga PDK, LDK e AAK. Kështu, raporti për verifikimin e mandatit të deputetëve nuk u miratua.
I njëjti raport nuk u miratua as në seancën e 17 prillit pasi kryesuesi i seancës deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, ndërpreu seancën për të vazhduar të shtunën.
Presidentja Vjosa Osmani përmes një përgjigje ndaj një letre të Deharit pas dështimit të seancës së parë ka kërkuar nga deputetët të mos e bllokojnë konstituimin e Kuvendit përmes vazhdimit të seancave çdo 48 orë.