IKD: Ligji për Byronë ende me “vrima”, Kuvendi të mos e kalojë me procedurë të shpejtë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka bërë thirrje Kuvendi i Republikës së Kosovës që të mos shmangë procedurat gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Sipas IKD-së, është e rëndësishme që ndërmjet dy leximeve parlamentare të adresohen të gjitha mangësitë e mundshme, në mënyrë që…

Lajme

16/04/2026 08:39

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka bërë thirrje Kuvendi i Republikës së Kosovës që të mos shmangë procedurat gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas IKD-së, është e rëndësishme që ndërmjet dy leximeve parlamentare të adresohen të gjitha mangësitë e mundshme, në mënyrë që projektligji të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të kalojë çdo test eventual në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

IKD rikujton se Qeveria më herët e ka proceduar këtë projektligj pa zhvilluar konsultime publike, në kundërshtim me rregulloren në fuqi. Megjithatë, pas shqyrtimit të versionit aktual, organizata vlerëson se shumica e rekomandimeve të mëparshme janë adresuar, por ende kanë mbetur disa çështje të hapura.

Ndër shqetësimet kryesore janë:

mënyra e zgjedhjes së Drejtorit të Byrosë, ku sugjerohet shumicë më e lartë votash për të rritur pavarësinë;

mungesa e një divizioni të specializuar në Gjykatën e Apelit për këto raste;

nevoja për rregullim më të qartë të kompensimit për palët në rast se konfiskimi dështon;

sqarimi i barrës së provës në procedurë gjyqësore;

roli i Drejtorit në miratimin e Kodit të Mirësjelljes;

dhe definimi më i qartë i blerësit me mirëbesim.

IKD thekson se ky projektligj është rrëzuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese dhe tani po shqyrtohet për herë të tretë. Për këtë arsye, sipas tyre, Kuvendi nuk duhet në asnjë rrethanë ta kalojë atë me procedurë të përshpejtuar.

Në fund, IKD kërkon që të gjitha dilemat të trajtohen në mënyrë të plotë dhe të kujdesshme ndërmjet dy leximeve, për të shmangur probleme të reja ligjore dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut. /Lajmi.net/