IKD: Disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë deputetëve pagat ju dalin nesër

Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar deputetët për moskonstituimin e Kuvendit edhe në tentimin e tetë sot. Përmes një postimi në Facebook, nga ky institucion thanë se përkundër se s’po jepet asnjë rezultat, deputetët nesër do t’i marrin pagat. “Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë… rrogat ju dalin nesër!”, thuhet në postimin…

Lajme

29/04/2025 13:47

Instituti Demokratik i Kosovës ka kritikuar deputetët për moskonstituimin e Kuvendit edhe në tentimin e tetë sot.

Përmes një postimi në Facebook, nga ky institucion thanë se përkundër se s’po jepet asnjë rezultat, deputetët nesër do t’i marrin pagat.

“Tetë seanca, disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë… rrogat ju dalin nesër!”, thuhet në postimin e IKD-së.

Derisa sot anipse ishte tentativa e tetë e lëvizjes Vetëvendosje për të konstituar kuvendin, kjo nuk po arrihet.

Krejt kjo si shkak, pasi partitë opozitare nuk po e votojnë Albulena Haxhiu, si kryeparlamentare. /Lajmi.net/