Ikballe Huduti thotë se ka qenë e angazhuar në VV, ka pasur takime me Kurtin e Ahmetin
Ikballe Huduti-Berisha, gruaja që haptaz doli kundër vrasjes nga SHBA-të të liderit iranian, Qaseem Soleimani ka folur për herë të parë ekskluzivisht për lajmi.net pas arrestimit të saj dhe akuzave që rëndojnë mbi të.

Lajme
Në një intervistë të dhënë për lajmi.net, Huduti-Berisha ka treguar për angazhimin e saj politik në Vetëvendosje, takimet e saj me Albin Kurtin e Shpend Ahmetin.
Lexo edhe:
Ajo ka thënë se në të kaluarën ka qenë kryetare e degës së VV-së në Prishtinë, dhe si e tillë kishte takime të shpeshta me kryetarin e partisë, Albin Kurtin si dhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
“Takimet me kryetarë partie me ministra e tjerë, gjithashtu janë takime të kohë pas kohëshme të shpeshta sepse unë kam nderin që të marrë ndonjë këshillë nga ata dhe t’ua dhurojë ndonjë libër me vlerë. Duke pas parasysh në lagjen time në Veternik – Prishtinë kam qenë dy vite me radhë kryetare e pikës së LVV-së andaj kam pas kontakte zyrtare nëpër mbledhje konstruktive me kryeministrin e tanishëm Albin Kurtin, por edhe takime me Shpend Ahmedindhe kur është kërkuar të tubohemi për takime, unë nuk kam shkuar vetëm por pas vete kam pas edhe një grup grash e vajza të lagjes tek të cilat kam lobuar për VV si dhe me gjithë familjen time kemi dhënë kontributin tonë familjar duke ngjitur pllakata letre kundër dhunës e korrupsionit nëpër qytet”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se në raste tjera e ka përkrahur edhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në rastet kur ka vlerësuar se ai ka vepruar mirë.
Ikballe Huduti-Berisha ka folur edhe për respektin e madh që ajo thotë se i është bërë nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
“E kam përkrahur haptazi në FB edhe Kadri Veselin edhe presidentin Hashim Thaçin kur kam parë se kanë bërë ndonjë punë veprim të mirë. Kam restorantin tim të preferuar dhe aty shpesh e shoh edhe zotëri Pacollin dhe ai është njeri shumë bujar, posa më vëren mua që jam aty o me shoqe o me bashkëshortin, ai faturën time e paguan me fisnikëri. Kam pas keqkuptime dhe keqtrajtime nga tifozët e partive duke më akuzuar pse unë favorizimet i kamë të pjesërishme , por këtë se kam problem, sepse unë jam lidere e mendimeve të mija, por problem është kur dikush më diskriminon siç më ka diskriminuar LVV para shtatë tetë viteve, kur gratë dhe vajzat e LVV formuan Forumin e Gruas dhe mua as nuk më ftuan, as nuk më angazhuan dhe më larguan nga mesi i tyre për arsye të panjohura, për të cilat jam më se e sigurt se zotëri Kurti s’ka qenë në dijeni ai këtë gjest jo të hijshëm kurrsesi nuk e kishte toleruar. Por pa marrë parasysh të gjitha këtyre ndodhive unë gjithmonë i kam ndenjur besnik së paku zotëri Albinit dhe Glaukut me të cilin gjithashtu kam pasur takime dhe shkëmbime idesh dhe librash”, ka thënë ajo në këtë intervistë për lajmi.net.
Lexo edhe:
Si i kaloi 10 ditë vetmi në burgun e Lipjanit pas arrestimit, rrëfehet Ikballe Huditi