IHMK shpreh ngushëllime për vdekjen e Tahirsylajt: Do të mbahet mend për punën e tij profesionale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish drejtorit të këtij institucioni, Sylë Tahirsylaj. Përmes një postimi në Facebook, IHMK ka thënë se ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushtimin për IHMK në veçanti për Sektorin e Meteorologjisë. “IHMK i shpreh ngushllime familjarëve të profesorit,…

Lajme

17/06/2024 12:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish drejtorit të këtij institucioni, Sylë Tahirsylaj.

Përmes një postimi në Facebook, IHMK ka thënë se ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushtimin për IHMK në veçanti për Sektorin e Meteorologjisë.

“IHMK i shpreh ngushllime familjarëve të profesorit, kolegëve, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë miqëve të tij”, thuhet në njoftim.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët të cilët kanë thënë se ka vdekur papritur.