Igli Tare “godet” Sinisa Mihajlovicin

Igli Tare e ka parandaluar kalimin e Sinisa Mihajlovic te Lazio.

Sport

07/04/2016 20:47

Pak ditë pas emërimit të Simone Inzaghit si trajner i Lazios, mediat italiane kanë ngritur pikëpyetjet e para për vijimin e tij në krye të klubit kryeqytetas. E vetmja mundësi që duket se siguron postin e trajnerit në sezonin e ardhëm është kualifikimi i ekipit në kupat e europës, por kjo gjë sipas analizave të fundti duket disi e pamundur, shkruan “Panorama”.

Sipas portalit italian “Il Tempo”, drejtuesit e Lazios shpresojnë te Mihajlovic, fati i të cilit duket gjithmonë e më larg Milanit. “Presidenti i Lazios punon prej disa javësh mbi pistën Mihajlovic, i cili pritet me siguri ta lërë pankinën e Milanit në fund të sezonit.

Ideja është kontrete dhe tërheqëse. Mes Lotitos dhe Sinishës ka një marrëdhënie të mirë miqësie, rikthimi i tij në Formelo është në program prej vitesh.

Pengesa e fundit është drejtori sportiv Tare, mbështetës i një filozofie futbolli shumë ndryshe dhe larg asaj të trajnerit serb”,-shkruan ‘Il Tempo’, ndërsa shton se Mihajlovic ndodhet vetëm një telefonatë larg.