Iggy Azalea i publikon Bebe Rexhës videon duke bërë ‘twerk’, ja çka i thotë

Bebe Rexha është njëra ndër artistet shqiptare që po shënon suksese të njëpasnjëshme në botë.

ShowBiz

30/07/2018 21:01

Këngëtarja njihet për videot që realizon në rrjete sociale, në të cilat bën ‘twerk’ të ‘çmendur’, shkruan lajmi.net.

E së fundi, ajo ka bërë një video të tillë, me këngën e të famshmes, Iggy Azalea, në të cilën bën lëvizje provokuese.

Këtë video, e ka publikuar vetë autorja e këngës, e cila e komplimentoi Beben për lëvizjet që bëri.

“Të dua @beberexha”, ka shkruar ajo ndër të tjera sipër videos. /Lajmi.net/