Iggy Azalea feston 35-vjetorin me stil dhe humor në Instagram
Reperja e njohur australiane, Iggy Azalea, feston sot ditëlindjen e saj të 35-të. Në këtë ditë të veçantë, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi, që i thekson linjat trupore. Në përshkrimin e postimit, Iggy shkruan me humor: “Nuk jam plotësisht e sigurt…

ShowBiz
Reperja e njohur australiane, Iggy Azalea, feston sot ditëlindjen e saj të 35-të.
Në këtë ditë të veçantë, ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi, që i thekson linjat trupore.
Në përshkrimin e postimit, Iggy shkruan me humor: “Nuk jam plotësisht e sigurt si ndodhi, por… u zgjova e bllokuar brenda trupit të një 35-vjeçareje 💀🥹. Gëzuar për të gjitha motrat dhe vëllezërit e mi Binjakë. Uroj që të gjithë ta gëzojmë ditëlindjen tonë! 🥂”
Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe urime nga fansat në mbarë botën.