Iggy Azalea barazon The Beatles, dy këngë në dy vendet e para
Iggy Azalea arrin të jetë në dy vendet e para në top listën e Billboard me ‘Fancy’ në vendin e parë dhe ‘Problem’ me Ariana Grande në të dytin njëkohësisht, duke barazuar kështu legjendarët e Beatles.

ShowBiz
Kënga ‘Fancy’ nga reperja e re Australiane në bashkëpunim me Charli XCX ka arritur të marrë vendin e parë në Top 100 në Amerikë si kënga më e dëgjuar e javës.
Njëkohësisht, Azalea në vendin e dytë ka këngën tjetër ‘Problem’ me këngëtaren Ariana Grande dhe kështu barazon grupin legjendar britanez ‘Beatles’ me dy këngë në dy vendet e para njëkohësisht në vitin 1964, në topl listën më të famshme të këngëve në botë.
Iggy para pak kohësh ka lansuar albumin e saj të parë ‘The New Classic’ me të cilin është duke pasur shumë sukses dhe prej të cilit priten edhe hite të tjera.
‘Fancy’ zhvendos nga froni baladën e John Legend ‘All of me’ dhe pritet të jetë një nga hitet më të mëdha të kësaj vere, sipas analistëve të Billboard.
Në anën tjetër, Michael Jackson me ‘Slave to the Rhythm’ zbarkon edhe hitin e 50-të në Top 100-ndëshin e këngëve më të dëgjuara, duke konfirmuar edhe njëher suksesin e tij të padiskutueshëm, ndërsa superhiti i vitit 1983 ‘Billie Jean’ ka hyrë edhe një herë në Top Listë duke marrë vendin e 14.