Idrizi, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ka marrë 38,32% të votave, ndërsa Meholli 26,10%.
Idrizi i PDK-së i falënderon vushtrriasit dhe e uron Mehollin e LVV-së për balotazhin: Tani do të përballemi me projekte
Ndërsa do të duhet të përgatietet edhe për një tjetër rund votimi, Ferit Idrizi i PDK-së që garoi dje për të marrë edhe një mandat në krye të Vushtrrisë, i ka falënderuar qytetarët për “besimin e fuqishëm” që tha se ka marrë “për vazhdimin e projekteve”. Ai tha në Kosova Live në T7 se do…

Lajme
Ndërsa do të duhet të përgatietet edhe për një tjetër rund votimi, Ferit Idrizi i PDK-së që garoi dje për të marrë edhe një mandat në krye të Vushtrrisë, i ka falënderuar qytetarët për “besimin e fuqishëm” që tha se ka marrë “për vazhdimin e projekteve”.
Ai tha në Kosova Live në T7 se do të jetë “kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim”.
Idrizi e uroi kundërkandidatin e tij, Sylejman Mehollin e LVV-së, i cili doli i dyti në garë.
“Unë e uroj edhe zotin Meholli që ka hy në balotazh dhe siç e do rregulli, rendi, siç e përcakton legjislacioni për zgjedhje, ne do të jemi në balotazh dhe tani do të përballemi me projekte, me programe që do t’ua ofrojmë qytetarëve”, tha ai.