Identiteti shqiptar nuk mbrohet në Rozhajë, kur ka degjeneruar në Tiranë e në Prishtinë

Shqiptarët e Rozhajës janë rast tipik i fenomenit postmodernist të kalimit heshturazi, gati pa e kuptuar mirë as vetë,nga një identitet në një tjetër. Ata janë të braktisur e të harruar nga Shqipëria tash një shekull. Por, janë të braktisur edhe nga Kosova, e cila në vend se të preokupohet më shumë me ta, preokupohet se ku do të jetë kufiri që do ta finalizojë ndarjen fizike me ta.

Lajme

04/11/2017 13:43

 

Manifestimi letrar ‘”Ora e maleve”, i cili mbahet në Rozhajë tash nëntë vjet, dje ma dha mundësinë të qëndroj në atë qytezë të vogël, për të menduar, për tëshumtën herëzemërplasur, për problemet tona të mëdha si shqiptarë, me veten tonë, në rend të parë. Manifestimi letrar “Ora e maleve” vetë, nuk ka të sharë: ai mbahet falë vullnetit të fortë të Ali Dacit, një entuziast i devotshëm, i cili gjatë një viti punon me vullnet për të pasur sukses manifestimi, ku mblidhen poetë nga mbarë trojet shqiptare. Në fakt, më e drejtë do të ishte të thuhej “pjesëmarrës nga trojet shqipfolëse”, se sanga trojet shqiptare, sepse shumica e pjesëmarrësve po që flasin shqip, por sa unë pashë, nuk mendojnë shqip. Më e sakta është të thuhet se nuk kanëkurrfarëmendimi mirëfilli shqiptar. E vërtetëështë që kanëshumëemocione, frustracione, iluzione, halucinacione, reaksione tipike shizofrenike, por nuk kanë asnjë mendim racional lidhur me realitetin shqiptar dhe mbi historinë shqiptare. Për të ardhmen shqiptare edhe më hiç.

A dimëçka flasim?

Natyrisht, që shumicën e njohurive për këtë gjendje të mjerueshme të mendimti intelektual e dituror shqiptar i kisha të qarta edhe pa shkelur në Rozhajë këtë të shtunë të 28 tetorit 2017. I kam paraqitur telegrafikisht edhe në librat e mi, “Nacionaizmi shqiptar” dhe e kujt është kjo kulturë.” Edhe në dhjetëra tekste të tjera të veçanta, po e po. Por, në Rozhajë, i përjetova konkretisht gjetjet e mia të mëhershme teorike, lidhur me mjerimin e mendimit shqiptar. Simptomat e kësaj patologjie kulturore e diturore i hetova aty ku realisht nuk e prisja: në fjalimin që mbajti një shkrimtar i njohur dhe që ka pasur një karierë të gjatë politike e diplomatike në shtetin shqiptar. Ai burri tha përafërsisht se identiteti shqiptar më mirë mbrohet, (ose më shumëka kuptim) në Rozhajë, se sa në Tiranë ose në Prishtinë! Meqë salla ku po mbahejmanifestimi ishte tmerrësisht e ftohtë, aq sa thjesht po mërdhihesha, nuk arrita ta regjistroja të plotë atë jomendim absurd të tijin, por esenca ishte kjo qësapo perifrazova. Pra, sipas tij,identiteti shqiptar ka kuptim të mbrohet në Rozhajë, por ai nuk ka ndonjë kuptim nëTiranë e në Prishtinë. Kësisoj i bie që identiteti kombëtar na qenka nje relike, e fshehur dikund nënjë cep ë Alpeve Shqiptare, si njëkarficë nëfund të arkës së një plake, që ruhet aty vetëm pse nuk i duhet askujt për asgjë! Dhe nxirret e shikohët për disa çaste nga ndokush, sa për të davaritur mërzinë e një kohe të shkuar!

Përkundër mërdhirjes që më kishte gozhduar, zgurdullova sytë dhe nuk po u besoja veshëve të mi: a thua ka mbërritur deri në këtë pikë kriza e mendimit intelektual dhe politik shqiptar?! A thua kemi mbërritur në një pikë ku më nuk dimë as çka flasim, sepse thjesht nuk mendojmë?

Kjo lajthitje e shkrimtarit të njohur, do të ishte episod, të cilin mbase edhe mund ta harroja nga ai i ftohtë gozhdues, potë mos e shoqëronin si krrokamat e sorrave në muzg edhe shumica e deklamimeve, recitimeve, prononcimeve të poetëve të tjerë që merrnin pjesë nëatëmanifestim.Bile, doli njëri vetëm në këmishë, në gjithë atë të ftohtë dhe tha se nga entuziazmi atdhetar, ne do të duhej të hiqnim edhe rrobat e trupit!!! Doli një tjetër e deklamoi vargje për një tjetër, që ishte prezent dhe e shpalli si kryefigurë të historive e trimërive të tashme e të ardhshme shqiptare. Recitoi një tjetër disa vargje të një tjetri, me një patos thua se po nathërriste drejt për në betejë! Nuk mbetën aq prapa në histerizmin pseudoatdhetar, as disa zonja kuazipoete, që veç poete nuk mund të jenë kurrë!Poete-analfabete, po.

Publiku dukej i ekzaltuar, pornë fakt ishte i hutuar. Dhe i mërdhirë, në atë sallë të mjerë. Kështu vazhdoi ajo zbrazje serike e pseudopatriotizmit të disa pseudoshkrimtarëve dhe pseudoartistëve, qëduke gulçuar si të kishin konvulsione, po u këndonin brutalisht trimërive, krenarive, mitologjive të paqena kombëtare. Faktikishst, pa e ditur as vetë se çka e për çka po flisnin!

Po të kishim mendim, ndryshe do të flisnim!

Pak nga ata poetë që vërtet ishin të tillë, që lexuan vargje të bukura, as që u vunë re nëatë  hallakamë pseudopatriotizmi. Bile, besoj se aty ishin gabimisht. Pse gabimisht? Sepse përpjekja intelektuale për vlerësimin e historisë sonë kombëtare dhe për rikonfigurimin e identitettit  tonë nacional në realitetet e reja gjeokulturore, gjeopolitike dhe të kohës së postmodernizmit, thjesht ështënjë përpjekje e dështuar. Qasjet si pluralizmi kritik ose dekonstruksionizmi, të cilat mundësojnë rivlerësimin e narracioneve të mëdha/të rreme, nuk kanë zënë truall në mendimin intelektual e shkencor shqiptar. Qasja absolutisht dominante ka mbetur qasja nacionalromantike, e gërshetuar me realizmin socialist në letërsi dhe me marksizmin në vlerësimin e saj, po edhe tëçështjes kombëtare përgjithsisht. Tash merreni me mend kur kauza shqiptare artistikisht plazmohet nga realizmi socialist si rrymë artistike dhe vlerësihet shkencërisht nga marksizmi, si drejtim i studimit, se çfarë bërlogu artistiko-shkencor përftohet! (Jo rastësisht njëri aty e deklamoi, me nje patos të fortë Bolshevik, poemën tipike të realizmit socialist, “Përse mendohen këto male” të shkrimtarit tonë më të madh të periudhës së realizmit socialist! Atye kishte vendin edhe ajo poemë tipike realsocialiste, ku glorifikohet Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Enver Hoxha, si lideri i saj, e cila mori gjithë ato duartrokitje.)

Po qe se do të ishin afirmuar dhe po qe sedo të kishin zënë truall në mendiminartistik, intelektual dhe shkencor shqiptar qasjet e pluralizmit kritik dhe derivative teorike të postmodernizmit, gjendja e sotme e ne shqiptarëve, si edhe historia jonë, do të mund të shiheshin në një dritë të re, shumë më reale. Në atë rast do të kuptohej shumë më drejtë edhe tragjedia e Rozhajës dhe e shqiptarëve të saj, të cilët po përjetojnë në grahmat e fundit si komunitet në ato hapësira, sepse janë në prag të zhbërjes. Në atë rast do të mund të kuptohej edhe detyra qëka Shqipëria si shtet, po edhe Kosova, ndaj minoriteti shqiptar në Rozhajë e në Mal të Zi, të cilëtpërditë e më shumë po asmimilohen, ose po largohen nga trojet e veta. (E nuk do të shikohej naivisht më syzet e kohës së Rilindjes Komëbare, kur edhe kjo hapësirë gjeografike e etnike ishte pjesë e korpusit shqiptar.) Në atë rast ambasadori i Shqipërisë, gjatë qëndrimit të tij në manifestimin letrar “Ora e maleve” në Rozhajë, nuk do të kapardisej si biban, po do ta kishte të qartë përse ka ardhur aty dhe çfarë duhet të bëjë aty, për të shpëtuar atë q ëmund të shpërohet nga ryma shqipatre në aot vise të dealbanizuara gati tërësisht. Në atë rast, ambasadori i Kosovës do të ishte në Rozhajëdhe do ta dinte edhe ai seçfarë do të duhej të bënte aty edhe ai.

Mjerimi albanologjik banon në Tiranë e në Prishtinë

Në fakt, Shqiptarët e Rozhajës janë rast tipik i fenomenit postmodernist të kalimit heshturazi, gati pa e kuptuar mirë as vetë, nga një identitet në një tjetër. Ata janë të braktisur e të harruar nga Shqipëria tash një shekull. Por, janë të braktisur edhe nga Kosova, e cila në vend se të preokupohet më shumë me ta, preokupohet se ku do të jetë kufiri që do ta finalizojë ndarjen fizike me ta. Prandaj shqiptarët e Rozhajës janë detyruar të zgjedhin mesdy rrugësh pa krye: ose të ikin nga sytë këmbët, sikundër kanë bërë tashmëedhe tre nga gjashtë fshatrat e bashkësisë lokale të Dacajve, ose të boshnjakizohen, siç kanë bërë disa të tjerë, që jetojnë në qytezën e Rozhajës.Njëri prej tyre, gjatë bisedës që patëm,me z ëët dridhshëm më tha se për asimilim, ata presion kanë më shumë nga boshnjakët, se sa nga malazezët! Pra, edhe nga ky aspëkt, kjo ështënjë situatëtipike postmoderniste, ekalimit të një komuniteti etnik në një identitet tjetër etnik,për shkak të identitetit të ngjashëm fetar me të, por me miratimin e heshtur të shtetit nacional, përkatësisht të etnisë dominante. Mirëpo, këtë dukuri nuk e ka identifikuar e aq më pak studiuar askush nga studiuesit tanëshqipfolës!Disa prej tyre janë duke u marrë me këngët e Shestanit, disa të tjerë me bëmat e ndonjë shkrimtari të këtyre anëve, i cili ka shfrytëzuar favoret e pushtetit jugosllav për t’u bërë“babai i kombit shqiptar.” Albanologët këto ditë po mirren me bëmat e këtij burrit, e jo me aspektet deografike, sociale, kulturore, fetare e politike të shqiptarëve në malin eZi, fjala vjen. Natyrisht, po këta marks-albanologë, nuk e kanë studiuar ende as pse më shumë se një million ortodoksëshshqiptarëjanëbërë grekë në Greqi e nësllavë nëMaqedoni. Natyrisht, nuk e kanë studiuar as aspketet e dhimsbhem të asimilimit të disa milionë shqiptarëve në turq. Albanologët dhe dijetarët e tjerë shqipfolës të ditëve tona nuk përzihen në punët e veta, ndonëse përgjigja themelore për këtëçështje është e qartë, edhe pa e verifikuar empirikisht: janëkonvertuar e po konvertohen, janë asimiluar e po asimilohen, ngase shteti shqiptar po bën sehir, ngase shkrimtarët dhe shkencëtarët shqiptarë po jetojnë në një botë paralele, nëplazhin e atlatidëssë nacionalromantizmit moralisht të fundosur. Jam i bindur sejo vetëm ne shqiptarët,po secili komb që ka shkrimtarë të tillë dhe shkencëtarë të tillëhipokritë e të padijshëm,siç i kemi me shumicëne shqiptarët në këtë kohë, nuk ka përfundim më të mirë se sa ky, kur në paqe e në liri po e humbim gati gjysmën e kombit. (Përllogaritini saktë shqiptarët që po asimilohen në Greqi, në Turqi, në Europë, në SHBA dhe në shtetet përreth  dhe e gjeni llogarinë!) Në vend se tëformoheshin në Tiranë e në Prishtinë qendra studimesh demografike, politike, fetare e kulturologjike, lidhur me bashkatdhetarët tanë, u dashka të pritet qëtë mbahet një herë në vit një manifestim letrar në Rozhajë, që aty të shkarkojmë emocionet dhe frustacionet tona, shizofreninëtone pseudopatriotike. Prandaj, ai shkrimtari që tha se identiteti kishte kuptim në Rozhajë më shumë sesanë Tiranë a në Prishtinë, do të duhej ta formulonte mendimin kështu: mjerimi shqiptar është në Tiranë e në Prishtinë, ndërsa në Rozhajëai mjerim shihet në qartë. Kështu po.

Duhet të mbrohen shqiptarët, qëtëmbijetojë gjuha shqipe

Nërast se do të ishim të ndërgjegjshëm për mjerimin albanologjik, i cili banon në Tiraë e në Prishtinë, do të kishin pak më shumë kuptim edhe histerizmat që u dëgjuan në manifestimin letrar “Ora e maleve” për gjuhën shqipe si gjuhë e shenjtë, etj., sepse në atë rast ai histerizëm do të mund të shndërrohej në alarm për ta mbrojtur këtë gjuhë në periferinë e saj, ku ajo është definitvisht e rrezikuar, që të shuhet përgjithmonë.  Gjatë disa bisedave spontane, më bënë shumë përshtypje dhe më therën në shpirtt disa folës të shqipes, të cilët tashmë ishin deklaruar boshnjakë, por që ende flisnin një shqipe tëçalë. Bile, njëra prej tyre ishte një shkrimtare, e cila fliste me vështirësi shqip,por me njëfarë dëshire gati fëmijërore. Ajo zonja kishte shkruar e botuar serbisht (boshnjakisht) një roman për viktimat shqiptare të vitit 1999, të cilët janë masakruar nga armata serbe në zonën e Rozhajës. Ndonëse romanin ia kishte përkthyer shqip S. Smakaj, Këshilli i Librit i MKRS të Kosovës nuk e kishte miratuar për financim!Zot i madh!Shkrimtarja qëdisi instiktivisht ishte e ndërgjegjshme për identitetine saj të mëhershëm, që ka shkruar roman për shqiparët, arrin botoj romanin me paratë e shtetit malazez në Mal të Zi, por nuk ia financojnëëpr botim në gjuhën shqipe në Kosovë. Prandaj, pyesni veten me dorë në zemër:çfarë mund të bëjë ajo shkrimtare, në mes të asaj braktisjeje, në mes të këtij injorimi?!Kush mud të jetë aq idiot sa të kërkojë që një shkrimtare e vetmuar dhe e braktisur nga të gjitha institucioent kulturore të dy shteteve shqiptare, të mbrojë identitetin shqiptar?! Si? Prandaj, është hipokrizi dhe bile pafytyrëzi mbrojtja gjoja e gjuhës shqipe, kur nuk mbrohen efektivisht folësit e saj, shqiptarët. Pra, nëse duam të mbrojmë gjuhën shqipe, duhet t’i mbrojmë shqiptarët. Jo vetëm në Rozhajë, po edhe në Greqi, në Gjermani në Turqi, nëSHBA  e githkund ku ata janë ngulitur. Me politika e projekte të qarta shtetërore.

Në realitetin e hidhur të shqiptarëve të Rozhajës, fjalët e Haxhi Lajçit, drejtorit të së vetmes shkollë fillore në gjuhën shqipe në Dacaj, ishin edhe mëtë hidhura. Ai tha se sot shqiptarët e Rozhajës po ndiheshin me krahë, ndërsa nesërsërish do t’i palonin krahët, në vetminë e tyre të gjatë. Në fakt, haxhiu nuk po e kuptonte se ata nuk ishin me krahë as këtë të shtunë, me gjithë ata mysafirë shqipfolës, shumica e të cilëve nuk ihste fare e reokupuar me gjendjen ragjike të këtyre bashkekombasve, poi shin të preokupuar me egot dhe komplekset e veta, që për shkak të paditurisë dhe jotalentit, po u u shpërthenin keqas si tullumbace. Ata nuk po shfaqnin një mendim a ndonjëveprim të duhur për të ndihmuar konkretisht shqiparët e Rozhajës.  Ambasadori i Shqipërisë, që po dëndej meze e raki, ukish thënë gazetarëve se Shqipëria do tëpriste të shihte kërkesat e atyre banorëve shqiptarë, që të shihte pastaj si t’i ndihmonte! Kjo do tëthotë se Shqipëria nuk ka një politikë të sajën lidhur me minoritetin shqiptar në shtetin fqinj! Dhe po napritka që t’i drejtohen kërkesat, si fillim. Kështu i bie qëShqipëria qenka e durueshme të presëkërkesat, deri në shqiptarin e fundit të asaj zone. Zot i madh! Ai që quhet shteti kombëtar i shqiptarëve, po pritka kërkesat e banorëve të atyre fshatrave, të atyre pak shqiptarëve të Rozhajës, ndërsa ata janë duke u zhdukur krejtësisht nga harta.Po qe se do të ishte konsekuent me këtë politikë tështetit të vet, ambasadori Filo do të duhej të mos hante as drekënë atë manifestim, e lëre më të dëndej raki në stilin e këngës “qef o qef që bën dervishi/raki rrushe meze mishi.” Do të duhej të priste kërkesat, që ta arsyetonte bukën që hëngri e rakinë që piu.

Shizofrenia kufitare

Gjendjen shizofrenike shqiptare e përjetova gjatë qëndrimit njëditor në Rozhajë edhe në biseda me disa të njohur e të panohur lidhur me kufirin ndërmjet Kosovës e Malit të Zi. Njëri nga ata malsorë kokëfortëpo tentonte të më bindte se kufiri ishte dikund edhe më larg se sa Kulla, sepse atje ishte vrarë gjyshi i tij, në luftë me malazezët. (M’u kujtua mixha im, Zeqa, i cili në vitin 1914 është vrarë dhe zhdukur në Kërçovë, ndërsa familja jonë ende nuk ka kërkuar qëkufiri i Kosovës tështyhet deri te varri i mixhës Zeqë.)  Dhe si qershia mbi tortë, në hotelin “Aldi”,ku ishte një dasmë, më zuri veshi këngën “Dej te Molla e Kuqe…” Vërtet, duket e çuditshme qësa më shumë që po humbin territore e njerëz, sa më shumë që po tkurremi si komb e si gjuhë shqipe, po i egërsojmë vargjet e këngëve populloredhe vargjet e poetëve!

Situatën tjetër shizofrenike e pashë nëvetë kufirin momental të Kosovës me Malin eZi: Kosova thotë se kufiri është në Kullë, ndërsa pikën e vet të kufirit e ka shumë më poshtë, ndërsa Mali i Zi e ka ratifikuar kufirin shumë më poshtë (aty ku e ka pikën doganore Kosova), ndërsa pikën doganore e ka në Kullë. Përvete, aspas bisedash e aspas shumë leximesh, nuk marr përsipër të deklarohem për kufirin, përveçkësaj qëpo them këtu e qësigurisht ka në vete një dozë shizofrenie patriotike: ato vise nga pika doganore e Kosovës e deri në Kullë, janë aq të bukura saedhe po të mos ishin tonat, do të duhej t’i merrnim, me kusht që të kishim fuqi për t’i marrë.Fatkeqësisht, kam frikë se pasi paraardhësit tanë nuk kanë mund t’i marrin, zor e kemi t’i marrim edhe ne. Pse? Sepse ata të paktën kanë guxuar të luftojnë edhe me armëpër ato vise, ndërsa ne nuk po guxojmëas t’i mbrojmëpara botës, asme fjalë. Në Kuvendin e Kosovës, ata që gjoja e mbrojnë kufirin në Kullë, helmonin veten e tyre me gaz lotësjellës, e kompromentonin shtetin e Kosovës në sytë e botës, por pa guxuar të bënin asgjë konkretisht në terren. (Nuk po i ftoj që të bëjnë gjë të dhunshme në terren, por po i ftoj që mos të bëjnë gjëra të dhunshme kundër vetes e shtetit tonë.) Në fakt, kam frikë sedo të vazhdojë taktika e helmimit të vetes dhe e dëmtimit të shetit tonë, për shkak të pafuqisë për ta ndryshuar gjendjen në terren. Zakonisht pafuqia në raport me të tjerët, rrezikon të kthehet në autodestruksion. Bile, besoj se nuk ka sitë jetë ndryshe,nëse identiteti shqiptar më lehtë mbrohet në Rozhajë, se sa në Tiranë e në Prishtinë, siç tha bujshëm ai miku shkrimtar. E vërteta e hidhur është se në Rozhajë identiteti shqiptar është në të shuar, ndërsa në Tiranë enë në Prishtinëidentieti shqiptar ështëdegjeneruar aq keq sa që tashmëështë shndërruar në autodestruksion.(Botim premierë në Shenja.)