Identifikohet pronari i qenit që kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, çfarë deklaroi para policisë

Policia e Shtetit njofton se ka identifikuar pronarin e qenit që kafshoi në kokë një vajzë katërvjeçare në Vlorë. Pas hetimeve, rezultoi se pronari është një shtetas 87-vjeçar, i cili është marrë në procedim penal në gjendje të lirë. Gjatë marrjes në pyetje, i moshuari ka deklaruar se pitbulli mbahej zakonisht i lidhur brenda banesës,…

Lajme

08/04/2026 10:06

Policia e Shtetit njofton se ka identifikuar pronarin e qenit që kafshoi në kokë një vajzë katërvjeçare në Vlorë. Pas hetimeve, rezultoi se pronari është një shtetas 87-vjeçar, i cili është marrë në procedim penal në gjendje të lirë.

Gjatë marrjes në pyetje, i moshuari ka deklaruar se pitbulli mbahej zakonisht i lidhur brenda banesës, por sipas tij qeni ka këputur zinxhirin dhe ka dalë jashtë, duke shkaktuar sulmin ndaj vajzës.

Të gjitha materialet proceduriale janë dorëzuar në Prokurori, e cila do të vendosë mbi masat dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje tragjike.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së martës dhe tronditi qytetarët e Vlorës, pasi një qen i llojit pitbull sulmoi dhe kafshoi në kokë një vajzë katërvjeçare në Lungomare.