Identifikohet nga Policia drejtuesi i motoçikletës që shkaktoi aksidentin në Ferizaj – u largua nga vendi i ngjarjes, i shqiptohen 4 gjoba

Policia në Ferizaj ka arritur të identifikojë një person të dyshuar për shkaktimin e një aksidenti trafiku, i cili ndodhi më 2 korrik 2025 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në këtë qytet. Aksidenti përfshiu një motoçikletë të tipit Gilera dhe një veturë VW Golf, të dyja me targa vendore. Sipas hetimeve fillestare, aksidenti u shkaktua nga…

Lajme

09/07/2025 21:55

Policia në Ferizaj ka arritur të identifikojë një person të dyshuar për shkaktimin e një aksidenti trafiku, i cili ndodhi më 2 korrik 2025 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në këtë qytet. Aksidenti përfshiu një motoçikletë të tipit Gilera dhe një veturë VW Golf, të dyja me targa vendore.

Sipas hetimeve fillestare, aksidenti u shkaktua nga mosrespektimi i distancës së sigurisë nga ana e drejtuesit të motoçikletës, i cili goditi veturën dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Më 8 korrik 2025, i dyshuari është identifikuar si E.A. dhe është ftuar për intervistim në stacionin policor në Ferizaj, transmeton lajmi.net.

Policia ka njoftuar se ndaj E.A. janë shqiptuar katër gjoba për kundërvajtje: drejtim mjeti pa patentë shofer, drejtim me regjistrim të skaduar, largim nga vendi i aksidentit dhe shkaktim i aksidentit në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.