Identifikohen disa nga viktimat e aksidentit ajror në ShBA

Të paktën 14 patinatorë ishin në bordin e avionit të pasagjerëve që u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane të mërkurën. Disa nga viktimat janë identifikuar. Spencer Lane, 16 vjeç dhe nëna e tij Christine Lane, ishin të dy në fluturim. Babai i Spencer, Douglas u tha mediave lokale se djali i tij ishte…

Bota

31/01/2025 12:56

Të paktën 14 patinatorë ishin në bordin e avionit të pasagjerëve që u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane të mërkurën. Disa nga viktimat janë identifikuar.

Spencer Lane, 16 vjeç dhe nëna e tij Christine Lane, ishin të dy në fluturim. Babai i Spencer, Douglas u tha mediave lokale se djali i tij ishte “një forcë e natyrës” që tregoi përkushtim ndaj ndaj sportit.

Jinna Han, 13 vjeç, dhe nëna e saj Jin Han gjithashtu konfirmohet se kanë vdekur në aksident.

Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov, trajnerë rusë të patinazhit në akull mbetën të vdekur gjithashtu në aksident, konfirmoi Kremlini. Ata lënë pas djalin e tyre 24-vjeçar, Maksin.

Cory Haynos po udhëtonte për në shtëpi nga kampionati amerikan i patinazhit në akull me prindërit e tij, Roger Haynos dhe Stephanie Branton Haynos, shkroi një anëtar i familjes në rrjetet sociale.

Inna Volyanskaya, një ish-patinatore për Bashkimin Sovjetik, ishte gjithashtu në bord, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass.

Alexandr Sasha Kirsanov, një ish-trajner ishte në bordin e avionit, thotë Universiteti i Delaware. Gruaja e tij tha për ABC News se ajo kishte “humbur gjithçka”.

Dymbëdhjetë vjeçarja Olivia Ter nga Maryland ishte në mesin e patinatorëve të figurave amerikane në bordin e fluturimit, konfirmuan zyrtarët lokalë.

Identitetet e dy prej tre personave në bordin e Black Hawk të përfshirë në përplasje janë zbuluar, ndërsa identiteti i personit të tretë nuk dihet ende.

Piloti Andrew Eaves nga Misisipi është identifikuar nga gruaja e tij, Carrie, si një nga viktimat në helikopter.

Ryan O’Hara, 29 vjeç, ishte shefi i ekuipazhit të helikopterit Black Hawk sipas CBS News.

Ai la pas një grua dhe një djalë një vjeçar, thotë grupi i tij për trajnimin e oficerëve rezervë (ROTC) në një postim në rrjetet sociale që konfirmon vdekjen e tij.

Kiah Duggins, një profesor i Universitetit Howard, është po ashtu ndër viktimat e aksidentit të së mërkurës.

Sarah Lee Best, 33 vjeç dhe Elizabeth Keys, 33, të dyja avokate nga e njëjta firmë, humbën jetën në aksidentin fatal. Partneri i Elizabeth, David Siedman, thotë për The Washington Post se ajo vdiq në ditëlindjen e saj, ndërsa bashkëshorti i Sarës, Daniel Solomon thotë se ajo ishte “i sjellshme dhe punëtore”.

Casey Crafton, mga Connecticut, ishte në bord po ashtu.

Asra Hussain Raza, 26 vjeç, ishte zhvendosur në zonën e Uashington DC nga Indiana pasi mori një diplomë master në mjekësi. Burri i saj thotë se ajo po kthehej nga një udhëtim pune.

Michael Stovall po udhëtonte për në shtëpi nga një udhëtim vjetor gjuetie me miqtë e tij, tha nëna e tij Christina për Wink News. Kushëriri i tij tha për New York Times se ai po fluturonte me të paktën gjashtë nga miqtë e tij nga udhëtimi.

Jesse Pitcher ishte në mesin e atyre që udhëtonin me Michael Stovall, tha babai i tij Jameson Pitcher për New York Times. Jesse u martua vitin e kaluar dhe babai i tij thotë se “ai sapo kishte filluar me jetën”.

Policia Kombëtare e Filipineve konfirmoi se në bordin e avionit ishte koloneli Pergentino Malabed. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës tha gjithashtu për AFP se dy shtetas kinezë ishin në mesin e viktimave – ata ende nuk janë identifikuar.