Identifikimi i kufomave nga Masakra e Kralanit, Gara: Po punohet edhe për të paktën pesë viktima të tjera

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka dhënë detaje nga identifikimi i kufomave të shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit që u bë sot. Gara njoftoi se aktualisht janë duke punuar edhe me të paktën pesë identifikime të reja po me këtë masakër. “Fillimisht shpreh ngushëllime për familjet e shtatë…

Lajme

11/03/2025 23:58

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka dhënë detaje nga identifikimi i kufomave të shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit që u bë sot.

Gara njoftoi se aktualisht janë duke punuar edhe me të paktën pesë identifikime të reja po me këtë masakër.

“Fillimisht shpreh ngushëllime për familjet e shtatë viktimave nga Masakra e Kralanit. Mbetjet mortore të shtatë viktimave janë nga mbetjet mortore të zhvarrosura ose të gjetura gjatë gërmimit të vitit 2023 nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin”, tha Gara për Klan Kosova.

Derisa, ai bëri të ditur edhe datën e organizimit të rivarrimit.

“Ceremonia e rivarrimit të organizohet më 4 prill, pikërisht në përvjetorin e masakrës”, tha Gara.

Tutje, ai shtoi se: “Familjet e të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës padyshim që janë njerëzit me fisnik të kësaj shoqërie, përkundër dhimbjes dhe aktit të pritjes mbështesin punën institucioneve”.