Ide të gabuara rreth Islamit: 9 gjëra që nuk kanë asgjë të bëjnë me besimin mysliman! (Foto)

Ka një mori të keqkuptimeve të mëdha në lidhje me besimin e themeluar para pesëmbëdhjetë shekujve nga profeti Muhamed. Në shumë raste ky besim paraqitet si i dhunshëm, gjë që nuk është e vërtetë. 

Lajme

12/07/2014 23:09

Sot ka raste të shumta të ekstremizmit në botë, por ato kanë pak lidhje me pasuesit besnik të Profetit Muhamed.

Ne po i paraqesim disa nga paragjykimet e gabuara, të cilat kryesisht mbizotrojnë në vendet perëndimore: 

9. Myslimanët e urrejnë Jezusin 

Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Për shumë njerëz kjo tingëllon e pabesueshme, por Kurani nga mëson se Jezusi është një nga profetët më të rëndësishëm të Perëndisë, i fundit para Profetit Muhamed. Muslimanët gjithashtu mësojnë se ai është një shembull i shkëlqyer i një njeriu të virtytshëm me karakter të mirë, dhe i vetmi ndryshim është se të krishterët besojnë se Krishti është Perëndi, ndërsa myslimanët jo. 

8. Fëmijët janë të privuar nga të gjitha të drejtat 

E pavërtetë. Islami u garanton shumë të drejta fëmijëve. Ndër të tjera kërkon edukimin e tyre sa më të mirë. Fëmijët gjithashtu duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kur fëmija juaj është me ndonjë shok, të gjithëve duhet dhënë dhurata të njëjta. Në islam nuk është e lejuar që të goditet fëmija në fytyrë, e as me ndonjë gjë më të madhe se sa lapsi. 

7. Jo toleranca fetare 

Shumica dërrmuese e njerëzve besojnë se myslimanët i detyrojnë të tjerët të kthehen në fenë e tyre. Kjo nuk është e vërtetë, dhe madje edhe ligji më i rreptë islamik e ndalon një sjellje të tillë dhe kërkon që fetë e tjera duhet të respektohen dhe atyre duhet t’u jepet liri.

Kemi përvoja të shteteve të ndryshme me shumicë islame ku jetojnë edhe të krishter. Shembull është edhe Perandoria Osmane, ku edhe pse sundoi për rreth 500 vjet, jo të gjithë popujt që u administruan prej tyre u bënë mysliman. 

6. Kurani u bën thirrje të gjithë myslimanëve për xhihad 

Xhihadi është një fjalë Arabe që do të thotë “luftë”, duke iu referuar kryesisht luftës me vetveten për ta bërë atë më të mirë, dhe krejt në fund luftën me shpatë. Thuet se Muhamedi në një rast kur ishte kthyer nga një luftë kishte thënë se u kthye nga xhihadi i vogël dhe se tani ka punë me xhihadin e madh, atë shpirtëror. Kjo do të thotë se te myslimanët xhihadi më i rëndësishëm është ai i luftës me vetën, për ta përmirësuar atë sa më shumë, e jo ai i shkuarjes në betejë. 

5.  Muhamedi ishte pedofil 

Kurthi më i lehtë ku mund të bini, është ai i krahasimit të kohërave të lashta me ato të sotmet. E vërteta është se Muhamedi u martua me një vajzë nëntë-vjeçare, por këtë e kanë bërë shumë princa për të trashëguar fronin, apo edhe trashëgëmi të tjera.

Islami vetë mëson se një person bëhet përgjegjës për veprimet e tij, kur e arrinë pubertetin.

Gjithashtu, është e rëndësishme të vihet në dukje se në Islam, është e paligjshme për dikë (dhe madje edhe vajzat) të martohet me dikë nëse këtë nuk e dëshiron. 

4 Myslimanët janë barbarë dhe vrasës brutal gjatë luftës 

Nëse myslimanët në luftë shkaktojnë mizori, kjo nuk ndodhë shkaku i besimit të tyre. Ka me dhjetëra rregulla të cilat ju duhet ndjekur nëse vërtetë e ndiqni rrugën e Allhu-t dhe që duhet t’u përmbaheni: Duhet të mos tradhtoni, të mos i përdhosni kufomat, të mos i vrisni fëmijët, gratë e të moshuarit, të mos i dëmtoni pemët, ndërtesat, etj..

3. Gratë nuk kanë të drejta

E kundërta, grave u garantohen shumë të drejta. Shumë shtete islame u kanë mohuar shumë të drejta grave të tyre, por këtë jo në bazë të islamit, por shkaku i traditave dhe kulturës së tyre, e jo se i udhëzon Kurani. 

Në Islam gruaja ka të drejtë të kërkojë divorcin për ndonjë arsye (më interesantja sigurisht rasti kur ajo vlerëson se burri nuk është duke kryer si duhet detyrën e tij në shtrat). Kur është fjala për arsimin, ajo duhet të lejohet dhe shtyhet në kërkim të dijes dhe konsiderohet mëkat nëse ajo refuzon. 

2. Islami u përhap me zjarr dhe shpatë 

Historian irlandez De Lacy O’Leary thotë se është absurde të thuhet se myslimanët i kthyen të pushtuarit e tyre në Islam duke u vendosur shpatën në fyt. Me përjashtim të rasteve tepër të izoluara, nuk ka dëshmi se myslimanët pasi kanë pushtuar një vend, e kanë detyruar popullin të marrë fenë Islame. Islami e ndalon rrepsisht që dikush të detyrohet të bëhet mysliman, nëse ai nuk vendos me vullnetin e tij të lirë. 

1. Të gjithë myslimanët janë terroristë 

Kjo është ndoshta keqkuptimi më i madh që ekzistojnë në kohën e sotme. Vetë fjala ” Islam “do të thotë “paqe”. Islami ekziston prej shekujsh edhe asnjëherë nuk është bërë thirrje në emër të tij që të vritet dikush.

Kurani të luftosh vetëm në vetëmbrojtje. Askund në Kuran nuk mund të lexosh se Profeti Muhamed të fton të vrasësh njerëz. (Përgatiti: lajmi.net)