Icardi nuk vazhdon me PSG – bisedimet me Juventus po vazhdojnë

Mauro Icardi nuk do ta vazhdojë aventurën e tij me PSG.

Sport

12/03/2020 18:23

Pas një krize raportesh me Inter, Icardi kaloi te PSG për këtë sezon, ku po luan si i huazuar.

Paraqitjet e argjentinasit ishin të nivelit të lartë, duke bërë që interesimi për të të mos mungojë. Një nga skuadrat e interesuara për lojtarin është ajo e Juventus.

‘AS’ bën të ditur se agjentja/gruaja e lojtarit po negocion me Juventus, për një transferim të mundshëm, transmeton lajmi.net.

‘Zonja e vjetër’ është e gatshme të paguajë deri në 65 milionë euro për shërbimet e tij.

Të gjitha indikacionet kthejnë argjentinasin në kampionatin italian. /Lajmi.net/