Icardi kritikon tifozët e Interit: Jam i zhgënjyer me atë që ndodhi në ‘San Siro’
Sulmuesi i Interit, dhe njëherit kapiteni, Mauro Icardi, është deklaruar i zhgënjyer me atë që ka ndodhur në ‘San Siro’, në sfidën ndaj Napolit.

Sport
Inter ka mposhtur 1:0 Napolin në derbin e javës së 18-të të Serie A.
Kjo ndeshje është përshkruar me incidente të turpshme kur tifozët e Interit kanë fyer në kore raciste mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Shkaku i këtyre sjelljeve, Lega Serie ka dënuar me dy ndeshje pa tifozë Interin, dhe një ndeshje pa tifozë ultras.
Këto skena kanë tmerruar edhe kapitenin e Interit, Mauro Icardi, shkruan lajmi.net.
“Jam i zhgënjyer me atë që ka ndodhur dje në San Siro’, ka thënë Icardi.
“Ne duhet t’i themi mjaft racizmit dhe diskriminimit”./Lajmi.net/