Ibrahimovic zgjedh Messin para Ronaldos: Gjithçka që ai bën nuk është e ndërtuar, ai e bën natyrshëm

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic tha se ai nuk di asgjë në lidhje me hetimin në vazhdim ndaj ish-klubit të tij Juventus dhe pranoi se do të zgjidhte Lionel Messin në vend të Cristiano Ronaldos.

Sport

06/12/2021 17:28

Sulmuesi ‘kuqezi’ foli për ‘Corriere TV’ dhe u pyet se kush mendon se është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“Unë do të thoja Ronaldo ‘Il Fenomeno’”, tha Ibrahimovic. “Unë nuk e pashë [Diego] Maradonën drejtpërdrejt, e pashë atë vetëm në TV.

“E pashë Ronaldon live, si fëmijë u përpoqa ta imitoja atë”.

Një javë pasi Messi iu dha Topi i Artë i shtatë, Ibrahimovic foli për rivalitetin mes Messit dhe ish-sulmuesit të Juventusit, Ronaldo. Suedezi zbuloi se do të zgjidhte yllin e PSG-së në vend të sulmuesit të Manchester United.

“Ata janë shumë të fortë, është një zgjedhje e vështirë”, shtoi Ibrahimovic. “Nëse më duhet të zgjedh, do të thosha Messi sepse kam luajtur me të dhe gjithçka që ai bën nuk është e ndërtuar, ai e bën natyrshëm.”

Ibrahimoviç ka mbushur 40 vjeç dhe është përballur me disa nga mbrojtësit më të mirë në botë, dhe ai duhej të përmendte disa kur u pyet se cili ishte kundërshtari më i fortë deri më tani në karrierën e tij.

“Ka shumë, nëse keni luajtur në Itali, keni luajtur kundër shumë mbrojtësve të fortë”, vazhdoi 40-vjeçari. “Duke parë 10 vite pas, mbrojtësit ishin më të vështirë, nuk kishte as VAR.

“Nëse më duhet të përmend emra, do të thosha Paolo Maldini, [Alessandro] Nesta, [Jaap] Stam, [Giorgio] Chiellini dhe Thiago Silva.”

Milani është i pari në Serie A pas 16 xhirove, një pikë më shumë se Interi, dhe Ibrahimovic theksoi se është shumë herët të thuhet se kush do të marrë Scudetton në 2021-22.

“Le të shohim. Këtë vit kampionati është interesant”, tha ai. “Scudetto vendoset në shkurt dhe mars, jo tani”.

Ish-klubi i Zlatan-it, Juventusi është aktualisht nën hetim për kontabilitet të rremë në rastin e fitimeve kapitale, por heroi kuqezi zbuloi se nuk kishte asnjë informacion.

“Unë nuk di asgjë, nuk di të gjykoj.”

Ibrahimovic dhe Milan aktualisht përgatiten për të luajtur me Liverpoolin në San Siro, një lojë që ata duhet ta fitojnë për të pasur një shans për t’u kualifikuar në 1/16 në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/