Ibrahimovic rikthehet me gol, realizon ndaj Lazios

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic pas disa muajve është rikthyer në fushën e gjelbër.

Sport

12/09/2021 19:36

Suedezi është inkuadruar në takimin kundër Lazios dhe menjëherë ka gjetur golin, shkruan lajmi.net.

Shtatë minuta pasi u inkuadrua, Ibrahimovic dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Ante Rebic (67′).

Pas një aksioni të shpejtë, Rebic gjeti në mënyrë fenomenale Ibrahimovic që lehtësisht realizoi në portën e zbrazur.

Për të parë golin: VIDEO

Rezultati momental është 2 – 0./Lajmi.net/