Ibrahimovic priti katër vjet për t’iu hakmarrë Materazzit

15:20 | 5 Dhjetor 2019

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të flas për momentin kur e dërgoi rivalin e tij, Marco Materazzi në spital pas një goditje si në ‘Taekwondo’ në derbin e Milanos.

Ibrahimovic ishte ndëshkuar vetëm me karton të verdh në derbin e zhvilluar më 14 nëntor të vitit 2010.

Milan kishte fituar ndeshje 1:0 falë një goli të shënuar nga Ibrahimovic nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë ai, kur në të ndërhyri Marco Materazzi.

Ibrahimovic ka zbuluar se në vitin 2006 sa ishte lojtar i Juventusit kishte marrë një ndëhyrje të ashpër nga Materazzi, duke u detyruar të linte fushën në derbin kundër Interit.

Dhe për këtë hakmarrje, Ibrahimovic ka pritur katër vjet, duke i ndërhyrë Materazzit në vitin 2010.

“Në pjesën e dytë,Matrix po vinte te unë dhe unë e godita me një veprim Taekwondo, e dërgova në spital. Stankovic më pyeti: “Pse e bërë këtë?” Dhe unë iu përgjigja: “Unë kam pritur katër vite për këtë moment. Kjo është arsyeja pse”./Lajmi.net/