Ibrahimovic pritet të startojë ndaj Lazios

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi.

Sport

09/09/2021 19:39

Ibrahimovic është rikthyer nga lëndimi pas afro katër muajsh, transmeton lajmi.net.

Futbollisti ishte lënduar në pjesën e fundit të edicionit të kaluar duke mos arritur të ndihmojë klubin në ndeshjet vendimtare.

Megjithatë, sulmuesi tani është rikuperuar plotësisht dhe pritet ta nis ndeshjen nga minuta e parë të dielën kur Milani ndeshet me Lazion.

Ibra do të jetë sulmuesi i vetëm në dispozicion të Stefano Piolit për këtë duel pasi Olivier Giroud është i infektuar me COVID-19.

‘Rossonerët’ me rikthimin e suedezit shpresojnë të kenë një ekip kompetitive që të luftojnë për titullin kampion në Itali. /Lajmi.net/