Ibrahimovic pranon ta zgjasë kontratën me Milanin

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të vijojë qëndriminin e tij te Milani.

Sport

05/07/2022 23:39

Lojtari do të rinovojë kontratën në ditët në vazhdim me “Rossonerët”, transmeton lajmi.net.

Sipas Fabrizio Romanos, palët kanë rënë dakord për një marrëveshje njëvjeçare, e cila do ta mbajë shtatlartin suedez deri në vitin 2023.

Lojtari, me ardhjen e tij në “San Siro”, e ndryshoi mentalitetin e skuadrës.

Ardhja e tij rezultoi me fitimin e Sccudettos, gjë të cilën Milani nuk e bënte që prej vitit 2011. /Lajmi.net/