Ibrahimovic negativ në Covid-19

Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar negativ në Covid-19.

Sport

15/05/2020 08:15

Ibrahimovic u lejua që të thyente karantinim për një rikthim në banesën e tij pas një jave, pasi ylli i Milan rezultoi dy herë negativ në testet e koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Ai kaloi gjithë mbylljen e Covid-19 në Suedi dhe u kthye në Milano gjatë së hënës, ku ai u dërgua menjëherë në qendrën stërvitore ‘Milanello’, për të qëndruar i karantinuar në një dhomë.

Megjithatë, sipas ‘MilanNews’, Ibra ka bërë dy teste të koronavirusit dhe të dyja u kthyen si negative.

Kështu, ai është lejuar që të kthehet përkohësisht në banesën e tij, ku pritet të vazhdojë vetizolimin për shtatë ditë të tjera.

https://www.instagram.com/p/CALNk0IHA_m/?utm_source=ig_embed

Lojtari ka konfirmuar edhe përmes ‘Instagram’ se është kthyer, duke publikuar një fotografi, me mbishkrimin: Zoti është kthyer dhe po iu vëzhgon. /Lajmi.net/