Ibrahimovic në Milan, Ronaldo në PSG?
Largimi i Zlatan Ibrahimovicit nga Paris Saint-Germain mund të sjell një lajm të keq për Real Madridin. Kampioni i Ligue 1, do të tentojë blerjen e Cristiano Ronaldos.

Sport
Cristiano Ronaldo është shndërruar në objektiv të rëndësishëm për Paris Saint-Germain.
Në rast se Zlatan Ibrahimovic largohet nga klubi, duke u rikthyer në Milan, kampioni i Ligue 1 do të bëjë përpjekje për blerjen e yllit të Real Madridit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Sport”.
Së fundmi kanë qarkulluar spekulime se Paris Saint-Germain është i gatshëm të paguajë 125 milionë euro për Ronaldon.
Andaj, një ofertë e tillë do t’i detyrojë të mendojnë mirë krerët e klubit nga Santiago Bernabeu.