Ibrahimovic në Galatasaray?

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, mund të transferohet në Galatasaray.

Sport

16/07/2015 09:04

Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Paris Saint-Germain, por jo për t’u transferuar në Milan.

Sipas mediave turke, sulmuesi suedez mund t’i bashkohet Galataasarayt. Ibrahimovic kërkohet nga ish klubi i tij nga San Siro.

Mirëpo, tani ka dalë një pretendent i ri për blerjen e tij.

Sa do që tingëllon e pabesueshme, Galatasaray ka fuqi të mjaftueshme financiare për të përballuar çmimin e blerjes së një ylli si Ibrahimovic.