Ibrahimovic ‘largon’ futbollistin e njohur nga Milan

Ardhja e Zlatan Ibrahimovic në Milan do të përcillet me një largim të madh.

Sport

24/01/2020 11:22

Krzysztof Piatek është i gatshëm të largohet nga Milan.

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic ka bërë që ylli polak ta humb statusin e titullarit te Rossonerët.

Përforcimi i ardhur një vit më parë nga Genoa për 38 milionë euro ka shënuar vetëm 5 gola gjatë këtij sezoni.

Babai i tij, Wladyslaw ka deklaruar për “Sportowefakty”: “Kris dëshiron të jetë në formë për Euro 2020 andaj nuk dëshiron të jetë rezervist, por të luaj si titullar”.

“Nëse nuk mund ta bëjë në Milan, do ta bëjë diku tjetër. Ai është në shitje njësoj sikurse Paqueta, Suso e Calhanoglu”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

“Shumë klube e kërkojnë në huazim por Milan dëshiron ta shesë menjëherë për t’i rikuperuar paratë e paguara tek Genoa dhe t’i investojë tek blerja e futbollistëve të tjerë. Jemi në javën e fundit të merkatos andaj do të vendoset e ardhmja e tij”, përfundoi ai. /Lajmi.net/