Ibrahimovic largohet nga Milano, rikthehet në Suedi

Zlatan Ibrahimovic thuhet se larguar drejt Suedisë për trajtim pas pësimit të një lëndimi në kyçin e këmbës gjatë stërvitjeve te Milan.

Sport

27/05/2020 18:17

Sipas Sky Sport Italia, klubi ka autorizuar largimin largimin e Ibrahimovic, dhe avioni i tij u ngrit në Aeroportin Linate sot pasdite.

Ibrahimovic pritet të jetë jashtë fushave për afër një muaj.

Ai ka pasur një seancë fizioterapie sot në mëngjes në qendrën stërvitore të Milanit, para largimit drejt Suedisë, përcjell lajmi.net.

Është raportuar se ai do të rikthehet në Milano javën tjetër, ku ai duhet t’i nënshtrohet sërish karantinës dhe testeve për COVID-19./Lajmi.net/