Ibrahimovic kualifikon PSG’n

Dy gola nga Zlatan Ibrahimovic e udhëhoqën Paris Saint-Germainin drejt fitores 2:1 në udhëtim te Nantes, dhe kualifikimit për në finalen e Kupës së Ligës së Francës. Ylli suedez ishte hero i vërtetë tek kampioni në fuqi nga Ligue 1, që siguroi ballafaqimin në finale, me fituesin e çiftit tjetër Olympique Lyon – Troyes që…

Sport

04/02/2014 22:04

Dy gola nga Zlatan Ibrahimovic e udhëhoqën Paris Saint-Germainin drejt fitores 2:1 në udhëtim te Nantes, dhe kualifikimit për në finalen e Kupës së Ligës së Francës.

Ylli suedez ishte hero i vërtetë tek kampioni në fuqi nga Ligue 1, që siguroi ballafaqimin në finale, me fituesin e çiftit tjetër Olympique Lyon – Troyes që zhvillohet të mërkurën mbrëma.

Ibrahimovic e kaloi Paris Saint-Germainin në epërsi herët në minutën e pestë kur paraboloi portierin kundërshtar nga distanca, pas një degazhimi të gabuar nga ana e tij.

Pjesa e parë u mbyll me avantazh të lehtë të mysafirëve, por Nantes u kundërpërgjigj dhjetë minuta para fundit duke barazuar rezultatin me golin nga Olivier Veigneau.

Mirëpo, krejt në fund, në skenë doli sërish Ibrahimovic që kësaj radhe shënoi me kokë për fitoren dhe kalimin në finale të skuadrës së tij.