Ibrahimovic kthehet këtë javë

Milan ka mësuar lajme të mira gjatë ditës së sotme.

Sport

01/06/2020 14:15

Ylli i  Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka pësuar një lëndim gjatë javës së kaluar, duke dëmtuar veten në një seancë stërvitore.

Raportimet asokohe thonin se Zlatan mund të ketë humbur karrierën me atë lëndim, por së fundmi ka lajme të mira pë suedezin.

Milan pret që Ibra të kthehet në Milano gjatë këtyre ditëve, për të saktësuar se cili është vërtetë lëndimi i mirë, transmeton lajmi.net.

Suedezi u lejua të kthehet në vendin e tij, por tashmë ai do të kthehet më herët te qyteti i skuadrës.

Lojtari pritet të kthehet të mërkurën  ose të enjten, përpara se të kalojë testet e duhura për të përcaktuar programin e rikuperimit që e rikthen atë nga dëmtimi. /Lajmi.net/