Ibrahimovic konfirmon bisedimet me gjigantin e Evropës (FOTO)
Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një lajm të madh për të ardhmen e tij.
Merkato
Sulmuesi i Manchester United ka konfirmuar se është në bisedime për vazhdimin e kontratës në Old Trafford.
Ylli suedez ka kontratë me “Red Devils” deri në fund të këtij sezoni.
Por, ai ka filluar negociatat për vazhdimin e qëndrimit në Manchester United.
“Jemi duke biseduar, të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Ibrahimovic për “Manchester Evening News”, përcjell “lajmi.net”.
“Kam opsionin edhe për një vit, kemi ende kohë”, theksoi ai.
“Jam duke u kënaqur në një klub fantastik, pa dyshim, një prej klubeve më të mëdha në botë me një trajner të mrekullueshëm”, u shpreh Ibrahimovic. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6
