Ibrahimovic i frustuar me vendin e dytë

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovicit nuk po i pëlqen renditja e një gazete që e vendosi atë në vendin e dytë nga sportistët më të mëdhenj suedez.

Sport

23/12/2014 15:21

Gazeta, Dagens Nyheter renditi 150 sportistët më të mëdhenj, por Ibrahimovic u rendit i dyti pas njeriut që e kishte fituar 5 herë Wimbeldonin, Bjorn Borg.

”Faleminderit, por të renditesh i dyti është njësoj si të jesh i fundit”, tha njëri ndër sulmuesit më të mirë të botës.

”Unë duhet të isha numri 1,2,3,4,5 në këtë renditje edhe pse kam respekt të madh për të gjithë të tjerët”, përfundoi Ibrahimovic.