Ibrahimovic: Është e vështirë për ta shpjeguar atë që ndodhi

Zlatan Ibrahimovic tha që Milani "ndaloi së luajturi" ndërsa sulmuesi u shpreh i mërzitur për humbjen me përmbysje nga Inter në Derby della Madonnina.

Sport

10/02/2020 09:11

Rossonerët ishin duke udhëhequr 0:2 pas pjesës së parë, por 45 minutëshi i dytë solli befasinë – me Zikaltërit që shënuan katër gola për ta kompletuar rikthimin e madh.

“Është e vështirë të shpjegosh çfarë ndodhi”, i tha 38-vjeçari Ibrahimovic Sky Sky Italia pasi shënoi golin e tij të tretë që nga kthimi në Milano në janar, përcjell lajmi.net.

“Në fundin e pjesës së parë i thamë vetes, 15 minutat e para të gjysmës së dytë do të jenë vendimtare, dhe në atë kohë 15 minutëshe pranuam dy gola”.

“Ne pushuam së luajturi, ekipi ndaloi së besuari, ne ndaluam të sulmonim, nuk bëm presion aq sa duhet. Nga barazimi e tutje, gjithçka u shemb”.

“Unë mendoj se shumë kishte rëndësi përvoja, sepse ju duhet të dini se si të kontrolloni një ndeshje me dy gola avantazh, jo vetëm duke fituar në fund”, u shpreh ai. /Lajmi.net/