Ibrahimovic: Do jemi dy me Manduzkicin që do i tmerrojmë kundërshtarët

Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar se Mario Mandzukic ka nënshkruar kontratën.

Sport

18/01/2021 23:44

Kroati pas një pauze të gjatë i është bashkuar “Rossonerëve” në kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, përcjellë lajmi.net.

Edhe pse Milani ende se ka zyrtarizuar transferimin, suedezi ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratën.

“Mario Mandzukic ka nënshkruar kontratën, i është bashkuar AC Mialnit, pra do jemi dy veta të frikësojmë kundërshtarët”, tha ai.

Transferimi pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim./Lajmi.net/