Ibrahimi: Komunat po rrezikohen seriozisht në aspektin financiar, si pasojë e neglizhencë së ish-kuvendit

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka dal me një paralajmërim shqetësues. Ibrahim në një prononcim për lajmi.net ka thënë se për shkak të neglizhencës së ish-kuvendit, komunat po rrezikohen seriozisht në aspektin financiar. Ai këtë e tha se kjo vjen si pasojë e mosveprimit të ish-kuvendit të Kosovës, që nuk…

Lajme

03/06/2025 13:56

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka dal me një paralajmërim shqetësues.

Ibrahim në një prononcim për lajmi.net ka thënë se për shkak të neglizhencës së ish-kuvendit, komunat po rrezikohen seriozisht në aspektin financiar.

Ai këtë e tha se kjo vjen si pasojë e mosveprimit të ish-kuvendit të Kosovës, që nuk e ka zbatuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nr. KO79/23 që shpalli jo-kushtetues nenin 6 paragrafi 6 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. Përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese e ka urdhëruar Kuvendin e Republikës së Kosovës që deri më 1 gusht 2024 të ndryshojë dispozitën në fjalë, ky afat është tejkaluar pa asnjë veprim.

“Ish-parlamenti nuk e ka marr parasysh vendimi e Gjykatës Kushtetuese, që ja ka dhënë një afat për ta  përmirësuar gabimin që e ka bo, si pasojë tash zyrtarët publik po fillojnë t’i dërgojnë lëndët në gjykata dhe me i marrë ato përfitime. Tash po i vuajmë pasojat e neglizhencës dhe papërgjegjësisë së ish-kuvendit.”, tha ai në prononcimin e tij.

Si pasojë e mos respektimi të afateve të Kushtetuese, komunat tash po përball me padi të shumta nga nëpunësit civilë për kompensime në bazë të një norme, që tashmë është rrëzuar si jo-kushtetuese.

Ky dëm buxhetor për komunat vlerësohet diku 140 milionë euro.

Ky zhvillim mund të ndikojë direkt në aftësinë e komunave për të realizuar investimet kapitale, për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët dhe për të ruajtur stabilitetin buxhetor.

Prandaj, nëse vazhdohet kjo, komunat rrezikojnë të përballen me pasoja të dyfishta, nga njëra anë, me implikime financiare të paarsyeshme nga një dispozitë ligjore jo-kushtetuese për të cilën ato nuk kanë asnjë përgjegjësi dhe nga ana tjetër, me barrën akumulative të detyrimeve nga kontratat kolektive që po përthithin një pjesë të konsiderueshme të buxheteve lokale./lajmi.net/