Ibra përjashton opsionin e pensionimit: Do të kthehem, nuk dorëzohem

Zlatan Ibrahimovic nuk e mendon opsionin e pensionimit. Ylli suedez, Ibrahimovic vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, si pasojë e një lëndimi që po e pengon të jap kontributin e tij te skuadra e Milan këtë sezon. Megjithatë, 40 vjeçari nuk po e mendon pensionimin, ndonëse muajin tjetër mbush 41 vite. “Do ta shihni.…

Sport

14/09/2022 13:41

Zlatan Ibrahimovic nuk e mendon opsionin e pensionimit.

Ylli suedez, Ibrahimovic vazhdon të jetë jashtë fushave të blerta, si pasojë e një lëndimi që po e pengon të jap kontributin e tij te skuadra e Milan këtë sezon.

Megjithatë, 40 vjeçari nuk po e mendon pensionimin, ndonëse muajin tjetër mbush 41 vite.

“Do ta shihni. Kur të kthehem, do të dëgjohem, mund të llogarisni në këtë. Do ta bëj ashpër”, ka thënë Ibrahimovic, transmeton lajmi.net.

“Unë nuk do të pensionohem, unë do të kthehem dhe s’do të dorëzohem”, shtoi Zlatan. “Nëse shoh ndonjë lojtar më të fortë sesa unë, do të ndalem. Por, nuk e kam parë ndonjë akoma”, tha Ibra.

Ibrahimovic ishte figurë kyçe në triumfin e Milan sezonin e kaluar, edhe pse s’ishte startues. Figura e tij ndihmon në dhomat e zhveshjes. Ai shënonte tetë gola sezonin e kaluar. /Lajmi.net/