Ibra në fushatën kundër COVID-19: Unë fitova, por jo të gjithë janë Zlatan!
Ylli i futbollit botëror Zlatan Ibrahimovic mposhti me sukses koronavirusin, dhe sot ai u bashkua fushatës kundër COVID-19.

Sport
Ibrahimovic në stilin e tij apeloi për të respektuar masat duke mbajtur maskë dhe distancë për të fituar betejën kundër virusit.
“Unë munda koronavirusin, por jo të gjithë janë Zlatan. Ndiqni masat, mbani maskë dhe mbani distancën. Gjithmonë”, tha Ibra.
Mediet italiane e interpretuan lëvizjen e Ibrahimovic si një mësim për Ronaldon, i cili dje ngriti shumë pluhur duke pretenduar se “testi PCR është budallallëk”. /Lajmi.net/
Zlatan-Cristiano 3-0 a tavolino pic.twitter.com/4PNrlFKHhC
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) October 29, 2020