Ibra ia kërkon Milanit nëntë milionë euro

Milan thuhet se po përpiqet të lidh një kontratë 18 muajshe me Zlatan Ibrahimovic në vlerë prej 6 milionë euro, por ish sulmuesi i LA Galaxy, po kërkon më shumë para.

Sport

29/11/2019 10:40

Sipas gazetarit të Gazzeta dello Sport, Nicolo Schira, kuqezinjtë janë duke punuar në mënyrë aktive për një marrëveshje me 38 vjeçarin, i cili në fillim të kësaj jave veç është konfirmuar te skuadra suedeze, Hammruby.

Milan do të ofronte gjashtë milionë euro deri në verën e vitit 2020, por kjo nuk duket e mjaftueshme, pasi Schira pretendon se Ibra po kërkon nëntë milionë euro.

Palët tani pritet të takohen në ditët në vijm për më shumë bisedime.

Milan aktualisht renditet në vendin e 12-të në Serie A, dhe nuk ka fituar një titull të ligës që nga hera e fundit kur Ibrahimovic kishte veshur fanellën e tyre, në vitin 2011./Lajmi.net/