Ibra i shkon në nerva Cisses
Ish sulmuesi i Liverpoolit, Djibril Cisse ka kritikuar yllin Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic për mungesën e respektit ndaj profesionistëve të tjerë. Ibrahimovic shënoi kundër skuadrës së Cisses, Bastia të shtunën, në përballjen e ekipeve në Ligue 1 dhe 32-vjeçari mendon se reprezentuesi suedez është futbollist i talentuar, por insiston se ai duhet të ndalet nga…
Sport
Ish sulmuesi i Liverpoolit, Djibril Cisse ka kritikuar yllin Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic për mungesën e respektit ndaj profesionistëve të tjerë.
Ibrahimovic shënoi kundër skuadrës së Cisses, Bastia të shtunën, në përballjen e ekipeve në Ligue 1 dhe 32-vjeçari mendon se reprezentuesi suedez është futbollist i talentuar, por insiston se ai duhet të ndalet nga nënçmimi i kundërshtarëve, “Nuk jam mbështetës i Ibrës”, deklaroi Cisse për Le Parisien.
“Ai e tepron. I mungon modestia. Vetëm për shkak se është futbollist i jashtëzakonshëm, nuk do të thotë se ai duhet t’i përul të tjerët dhe të tregojë mungesë respekti ndaj kundërshtarëve që ndoshta nuk e kanë talentin e tij”.
“Ai tha disa gjëra në fushë që më hidhëruan. Kjo është arsye pse jam ballafaquar me të. Atij duket se nuk i intereson fare sepse unë nuk jam askush për të dhe ai nuk e lexon mendimin tim, por nuk është në rregull”.
Cisse e përfaqësoi Bastian në tetë ndeshje dhe shënoi një gol pas transferimit në klub në janar. Kurse, Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë i PSG’s me 26 gola në Ligue 1.