IBM do të asistojë në luftën kundër Ebola-së
Vazhdon akoma beteja kundër virusit vdekjeprurës Ebola, i cili po merr shumë jetë njerëzish. Kompani të ndryshme teknologjike kanë dhënë ndihmesën e tyre për të luftuar këtë sëmundje.
Lifestyle
Këtu hyn edhe kompania IBM, e cila do të japë kontributin me super-kompjuterët e saj, të cilët do të përdoren për të mbledhur të dhëna mbi sëmundjen në Sierra Leone.
Një sistem i veçantë do t’u mundësojë qytetarëve të bëjnë raportime në lidhje me virusin Ebola. Përveç kësaj, qeveria, agjencitë e shëndetësisë dhe persona të tjerë gjithashtu do të kenë mundësi të monitorojnë sëmundjen.
Qytetarët mund të përdorin SMS-të si dhe thirrjet zanore që të bëjnë raportimet e tyre, dhe këta do të ruhen në sistem.
Të gjitha të dhënat e mbledhura pastaj do të analizohen, për të identifikuar dhe nxjerrë në pah rastet.
Tani për tani, janë ulur rastet me këtë sëmundje tek disa rajone, dhe kjo ka ndihmuar në shpërndarjen e furnizimeve urgjente si sapun apo energji elektrike.