Ia vodhi rreth 180 mijë dollarë mërgimtarit nga Amerika, arrestohet gruaja në Pejë

Policia në Pejë ka arritur të arrestojë një grua, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rendë” më 26 janar të këtij viti. Sipas njoftimit zyrtar, ankuesi, i cili është me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se në shtëpinë e tij në rrugën “Ndue Përlleshi” në…

Lajme

21/04/2026 14:44

Policia në Pejë ka arritur të arrestojë një grua, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rendë” më 26 janar të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar, ankuesi, i cili është me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se në shtëpinë e tij në rrugën “Ndue Përlleshi” në ‘sef’ ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 dollarë amerikanë dhe 3750 euro, tё cilat i janë vjedhur.

Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, sot është arritur arrestimi i të dyshuarës, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datёn 26.01.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё rast i vjedhjes sё rёndё. Ankuesi i cili ёshtё me banim tё pёrkohshёm në SHBA, ka deklaruar se nё shtёpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 (njёqind e shtatёdhjetё e gjashtёmijë e nёntqind) dollarë amerikanë dhe 3750 ( tremijё e shtatёqind e pesёdhjetё) euro, tё cilat i janë vjedhur.

Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, me datёn 21.04.2026, kanё arritur ta arrestojnё tё dyshuarën, e cila dyshohet se ka vjedhur shumёn e tё hollave tё lartcekura.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./Lajmi.net/