“Ia vlen ta gjuaj këtë?”, Enca ironizon me aktorin e “La Casa de Papel”

Enca Haxhia ka ironizuar me aktorin e famshëm të serialit "La Casa de Papel".

ShowBiz

07/04/2020 14:17

Enca Haxhia është shumë aktive këto ditë me postime të ndryshme, e nuk kanë munguar as videot në “TikTok”, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka vendosur të ironizojë me personazhin e njohur të serialit “La Casa de Papel”.

Bëhet fjalë për aktorin Jaime Lorente, i cili luan rolin e Denverit, në serialin më të popullarizuar të Netflix.

Fillimisht, Enca publikoi një foto të aktorit dhe me shaka ka shkruar “Si thoni ju? Ia vlen ta gjuaje motra juaj ket?”

Më pas, ajo tha se nuk e njeh fare këtë aktor, ngase nuk e shikon serialin, por ironizon me ndjekësit që i thanë se është i zënë.

“Nuk e di kush esht Denveri, se ne s’shofim Casa de Papel, shofim Elite. Dhe pseee po me thoni qe qenka i zene? Me ke? |(Jo per shume gjate…).

Krejt në fund, ajo shkruan se kushdo që është vajza në lidhje me të, le ta mbajë pasi gjatësia e trupit të tij qenka e pamjaftueshme.

“Okok, le ta mbaje marina…pra… Me bindet qe nuk meritoj dike me te mire +ne nuk ndajme cifte.. jeta vazhdon… (Megjithse do benim beba cute bashke, naj klip te bukur ti benim gjith shqiptare krenare etj…). /Lajmi.net/