Ia vendosi dy GPS në veturë të dashurës dhe i postoi fotografi kinse ofron shërbime seksuale- Detaje për rastin në Shtime
Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj K.S. Ai dyshohet se i ka vënë dy GPS në veturën personale të ish të dashurës. Sipas Prokurorisë ai ka hapur një profil në Instagram në emër të saj dhe ka postuar fotografi të saj duke i vënë mbishkrime denigruese dhe duke…

Lajme
Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj K.S.
Ai dyshohet se i ka vënë dy GPS në veturën personale të ish të dashurës.
Sipas Prokurorisë ai ka hapur një profil në Instagram në emër të saj dhe ka postuar fotografi të saj duke i vënë mbishkrime denigruese dhe duke shkruar se ajo ofron shërbime seksuale pa pagesë e duke ia lënë edhe numrin e telefonit dhe adresën e banimit.
Në njoftim, organi i akuzës ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, në komunën e Shtimes, i pandehuri me dashje dhe në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit të dëmtuarën V.Z., me të cilën ka qenë në lidhje dashurie, në atë mënyrë që në veturën e saj personale ka vendosur dy GPS për përcjellje të vendndodhjes dhe i ka hapur llogari në rrjetin social “Instagram”, në emër të dëmtuarës, duke postuar fotografi të ndryshme, me mbishkrime denigruese, dhe duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë, duke ia paraqitur edhe numrin e telefonit, dhe adresën e banimit, e që si rrjedhojë e këtyre veprimeve të dëmtuarën e ka vë nën shqetësim të madh emocional, me të cilën ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
“I pandehuri K.S.,që nga data 08 Mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”./Lajmi.net/