Ia ndërruan dy herë vendin e punës pa ia konsultuar problemet shëndetësore, rrëfehet punëtorja e Trepçës
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, Valdete Shabani është lënduar në vendin e punës dhe aktualisht po merr tretman mjekësor në shtëpi. Ky rast ka ndodhur me datë 27 mars rreth orës 10:00, derisa disa punëtorë kishin kërkuar një pjesë metalike- bulon i madh i cili vendoset në “xhuntën e…

Lajme
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, Valdete Shabani është lënduar në vendin e punës dhe aktualisht po merr tretman mjekësor në shtëpi.
Ky rast ka ndodhur me datë 27 mars rreth orës 10:00, derisa disa punëtorë kishin kërkuar një pjesë metalike- bulon i madh i cili vendoset në “xhuntën e mullinit.
Për shkak të peshës së rëndë, Shabani nuk ka mundur ta peshojë dhe i ka rënë në këmbë duke i shkaktuar lëndime në këmbën e majtë. Në po të njëjtën këmbë ku ajo, në tetor të vitit 2022 në Gjermani, kishte kryer një ndërhyrje kirurgjike, duke vendosur implant në një pjesë të saj.
Për lajmi.net, Shabani ka thënë se për këtë kishte bërë ankesë edhe në inspektoratin e punës por se nuk ky institucion ishte vonuar.
Madje siç tregon punëtorja e Trepçës, paga e saj u zvogëlua kur edhe ju bë ndërrimi i punës.
“Tani e gjashtë uaj po vazhdoj të përballem me disa vendime ligjore të cilat menaxhmenti i Trepçës saktësisht kryeshefi Faton Ahmeti i ka ndërmarr ndaj meje”, ka thënë Shabani.
Derisa sipas saj puna tashmë në Kishnicë është e lodhshme pasi duhet të bëjë rrugë prej 110 kilometra vatje dhe ardhje.
“Me datë 27 një bulon me peshë 8 kg më ka rënë në këmbën e majtë dhe më ka shkaktuar probleme…”, thotë Shabani. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon e plotë: